AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/4/2024

by admin
Spread the love

NJU JORK (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Fillon gjyqi i Donald Trump për pagesa sekrete të supozuara për ish-yllin porno, Stormy Daniels.

UASHINGTON (SHBA) – Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore 2024.

PARIS (Francë) – 5-vjetori i zjarrit në katedralen ”Notre-Dame de Paris”.

HAGË (Holandë) – Seancat publike të GJND-së në çështjen Armeni/Azerbajxhan në lidhje me shkeljen e traktatit të Kombeve të Bashkuara për diskriminimin racor.

MOSKË (Rusi) – Gjyqi i apelit të opozitarit nacionalist Strelkov.

ATHINË (Greqi) – Konferenca globale “Oqeani ynë” me delegatë nga qeveritë, bizneset dhe OJQ-të.

MADRID (Spanjë) – Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pret homologun e tij portugez të zgjedhur së fundmi, Luis Montenegro.

PARIS (Francë) – Presidenti Emmanuel Macron i bën homazhe kombëtare shkrimtares Maryse Condé.

LONDËR (MB) – Projektligji për Deportimin e Emigrantëve në Ruandë kthehet në Dhomën e Komuneve.

TBILISI (Gjeorgji) – Protestp gjatë shqyrtimit nga një komision parlamentar i ligjit për “agjentët e huaj”.

HAGË (Holandë) – Azerbajxhani i drejtohet GJND-së në rastin Armeni/Azerbajxhan.

UASHINGTON – Presidenti Biden pret kryeministrin irakian Mohamed Chia al-Soudani.

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti Biden pret kryeministrin çek Petr Fiala.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Jemenin.

RIO DE JANEIRO (Brazil) – Web Summit 2024./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/4/2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like