Avokati Koci tregon çfarë i ndodhi pasi bëri postimin për shaminë

by admin
Spread the love

Avokati Arianit Koci ka thënë se pas postimit që bëri për shaminë, vajzës së tij i është hakuar faqja në Facebook, derisa gruas së tij i është bllokuar Instagrami, raporton Express.

Sipas Kocit, kushdo që e ka bërë këtë veprim, është “mjerran, i pacipë dhe frikacak”.

Koci ka thënë se është tentuar t’i hakohet edhe atij vetë faqja në Facebook.

“Sidoqoftë, nëse është sulm i orkestruar, e indikacionet janë kredibile, atëherë vërtetë është për keqardhje. Kushdo që e ka bërë (shpresoj që e kam gabim, dhe është një hakim që nuk ka të bëjë me mua), është mjerran, i pacipë dhe frikacak Nuk kanë nevojë me u marrë me familje time”, ka shkruar Koci.

You may also like