Avokati i Strasburgut: Humbët një aset, një prokurore të shkëlqyer vetëm se vettingu ka dalë jashtë kontrollit

by admin
Spread the love

“Humbët një aset, një prokurore të shkëlqyer”, kështu është shprehur avokati mbrojtës i Elisabeta Imerajt, Gregory Thuan Dit Dieudonne, nga Dhoma e Avokatisë së Strasburgut.

Vetë Imeraj ka thënë pas vendimit të KPA-së, se kërkon të dijë kush e ka kërkuar shkarkimin e saj nga sistemi i drejtësisë.

Ndërsa avokati Dit Dieudonne u shpreh se çështja tashmë do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

Elisabeta Imeraj: Unë e kam përsëritur disa herë, do të doja që ta gjeja të pasqyruar dhe të arsyetuar se kush e ka dëshiruar shkarkimin e Elisabeta Imerajt nga sistemi i drejtësisë. Në rangun e vijimësisë së sjelljes si prokuror, nuk hezitoj t’u bëj me dije sapo të kem të gjitha provat. Jeni të mirëpritur për të marrë kopjet e akteve të dosjes së Imerajt nga 2018 deri në 2022.

Avokati mbrojtës: Sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë, kemi provat që sistemi i vettingut jo vetëm që ka ka shkuar keq por ka dalë jashtë kontrollit. Po humbisni një aset, një prokurore shumë të mirë, sepse sistemi është jashtë kontrollit. Sigurisht që do të shkojmë në strasburg.

You may also like