Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se qeveria, me miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, ka qëllim kapjen politike dhe nënshtrimin ndaj politikës.

Fetahu ka thënë se qeveria me këtë projektligj dëshiron të zëvendësojë anëtarët aktualë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Këto deklarata avokati Fetahu i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Fetahu ka folur edhe për Vettingun në sistemin e drejtësisë dhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë.

“Bërja e Vettingut, themelimi i byrosë politike të persekutimit të kundërshtarëve politikë dhe në të njëjtën kohë të nisësh një ndryshim radikal në Këshillin Prokurorial, këto nuk shkojnë bashkë. Nëse beson në Vetting, ti shkon prapa tij. Kjo Qeveri nuk beson në Vetting, sepse nuk dëshiron të bëjë Vetting”, ka thënë Fetahu.

Këto deklarata kanë ardhur pasi PDK-ja ka dërguar në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke e konsideruar se cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrjedhimisht duhet të hetohet nga gjykata në fjalë.

You may also like