Avokati i Lukakut: Rroga e përgjysmuar? Do të jetë më i paguari në Serie A

by admin
Spread the love

Avokati i besuar i Romelu Lukakut, Sebastien Ledure ka dhënë një intervistë për gazetën belge “La Libre”, ndërsa ka zbuluar edhe disa prapaskena të transferimit të klientit të tij tek Interi.

“Pa ndryshimin e pronësisë së Chelsea, nuk besoj se operacioni do të ndodhte. Raporti mes drejtuesve të Chelsea dhe atyre zikaltër ishin të tensionuara që nga shitja e lojtarit vitin e kaluar.

Ai foli gjithashtu edhe për pagën e lojtarit që prej mediave italiane është thënë se do të ulte rrogën rreth 50%. “Kam lexuar se rroga e tij do të ulej në një të tretën, ose do të përgjysmohej, por nuk është e vërtetë. Do të jetë lojtari më i paguar në Serie A.” /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like