Avokati i Alqi Bllakos zbulon arsyen pse ish-deputeti socialist u dorëzua pas 12 orësh në Polici: Ja ku ishte kur mori vesh vendimin

by admin
Spread the love

Avokati i Alqi Bllako thotë se vonesa prej 12 orësh në arrestimin e ish-deputetit ka ardhur për shkaqe procedurale në ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Avokati i Alqi Bllakos: Nuk ka pasur qëllim për asnjë moment të shmangë vendimin e gjykatës. Vendimin po e priste tek një shtëpia e një mikut të vetë. Më pas u dorëzua në ambientet e drejtorisë së Tiranës.

Edhe kur kam qenë më parë, e kemi dëgjuar si lajm publik atë të gjykatës. Që në momentin që është dorëzuar masa për Bllakon, unë kam qenë me prokurë të posaçme.

Pse u dorëzua në 4 të mëngjesit?

Sepse në atë moment është njohur me urdhërin e Prokurorisë së Posaçme.

You may also like