Avokati flet për tenderin për të cilin po akuzohet Nagip Krasniqi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se emergjenca e mungesës së energjisë elektrike e ka shtyrë klientin e tij që të negocioj direkt me dy kompani, njërën në Maqedoninë e Veriut dhe tjetrën në Zvicër.

“Puna është dashur të kryhet pasi ka qenë çështje emergjente, ata nuk janë skualifikuar për ndonjë kriter që është kërkuar. Zyra e Prorkurorimit ka dhënë rekomandimet, Nagipi nuk është që s’i ka përfillë ato”, u shpreh Ibrahimaga.

“Duhet të dihet pse janë skualifikuar pasi aty mund të diskualifikohen pse nuk e kanë një vulë. Por, me rëndësi është kontrata që të lidhet dhe të kryhet puna – pastaj ka shkuar në një negocim direkt edhe me kompaninë maqedonase edhe me atë zvicerane. Kompania zvicerane është zotuar që do të kryej punën dhe mbas një kohe e ka pasur shumë me rëndësi që kompania ka qenë e përgjegjshme për respektimin e afatit kohor pasi koha ka qenë esenciale”.

Ibrahimaga, i ftuar në Rubikon në Shqip, dha detaje për tenderin që po akuzohet klienti i tij për të cilin tha se kriza energjetike e shtyu të bënte negocimin, njofton Klankosova.tv.

“Kompania e sigurimit e ka konfirmuar garancionin e dërguar nga kompania zvicerane dhe dikush e ka thirrë kompaninë e sigurimeve duke iu thënë se ne këtë transaksion bankar do ta ekzekutojmë menjëherë për çka pastaj e ka anuluar garancionin bankar dhe KEK-u iu ka shkëputur kontratën”.

“Nuk e di se si ka shkuar komunikimi aty, por është konsideruar si kontratë emergjente pasi nëse nuk hyn në funksion sa më shpejt blloku A5 atëherë duhet të importohet rryme dhe unë se di se çfarë mund të jetë më emergjencë se kjo”, tha Ibrahimaga.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like