Një peticion i dërguar nga Turqia në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kërkon që kryeministri i Izraelit, Beniamin Netaniahu të hetohet për “krime kundër njerëzimit” në Gaza.
Akuzat kanë të bëjnë me veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza, veçanërisht në muajin e fundit gjatë konfliktit të saj me grupin Hamas. Padia me 23-faqe e ngritur nga ish-deputeti i partisë AKP në pushtet, Metin Kulunk, së bashku me avokatët Mucahit Birinci e Burak Bekiroglu, është dëëguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe pse as Turqia dhe as Izraeli nuk njohin jurisdiksionin e saj.
Grupi ligjor depozitoi atë fillimisht në prokurorinë e Stambollit, teksa akuzonin Netanyahu për gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza, dhe krime kundër njerëzimit.
Metin Kulunk gjithashtu karakterizonte kryeministrin izraelit si “Hitleri i shekullit të 21-të” në rrjetet sociale, duke thënë se peticioni është përfaqësim i ndërgjegjies së popullit turk.
Avokati Burak Bekiroglu konfirmonte se një kopje e padisë do të dërgohet së shpejti në Hagë.
Ndërkohë në konfliktin brutal të ushtrisë Izraelite me Hamas më shumë se 11 000 palestinezë janë vrarë në kundërpërgjigjen e pabalancuar të shtetit hebre ndaj sulmit të militantëve më 7 tetor brenda territorit të Izraelit.
Top Channel