Avokat Idajet Beqiri plas deklaratën e papritur dhe zbulon vendimin që do të marrë nesër Gjykata Kushtetuese për Presidentin Meta

by admin
Spread the love

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin ‘Dritare’ ka komentuar seancën maratonë që u zhvillua dje nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Avokati Idajet Beqiri shprehet se Presidenti Meta do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, niveli i Presidentit në vendin tonë nuk ka qenë asnjëherë në një nivel kaq skandaloz dhe duhet parë edhe gjendja e tij mendore.

Deklarata e Beqirit:

“Presidenti është kthyer në një person që shkon i dehur në studio televizive, kur ndërkohë duhet të jetë simbol i unitetit të shtetit. Niveli i Presidentit në vendin tonë nuk ka qenë asnjëherë në një nivel kaq skandaloz. Meta duhet të tregonte një reflektim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku ishte ai që më parë ka lobuar për ata, si në rastin e Vitore Tushes. Me shkelje të tilla flagrante të Kushtetutës duhet parë edhe gjendja mendore. Me shkarkimin nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti Meta largohet menjëherë nga posti i kreut të shtetit”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

You may also like