Avioni luksoz 60-milionësh i Ronaldos, dhoma gjumi, tualet me dush, internet…

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo fluturoi drejt Arabisë Saudite, ku do të vijojë karrierën vitet e ardhshme, me një avion privat me vlerë 60 milionë stërlina.

Edhe pse avioni 19-vendësh i përdorur nga Ronaldo është i vitit 2005, ai u rinovua plotësisht në vitin 2018 dhe ka një tualet VIP brenda, ku përfshihet edhe një dush.

Avioni mbresëlënës ka një dhomë gjumi kryesore me një krevat të gjerë. Në kabinë ka tri krevate teke dhe dy krevate të tjera dopio.

Në avion është instaluar teknologjia e fundit për video-konferenca si dhe ka internet, që do të thotë se punosh nga qielli.

Rolando mund t’ia lejojë vetes një luks të tillë, pasi për një vit fiton rreth 200 milionë euro. Kjo do të thotë se pasi t’i përfundojë kontrata në vitin 2030 (pasi të lërë futbollin, do të jetë ambasador i Arabisë Saudite në fushatën e saj për të organizuar Kupën e Botës) do t’i shtojë llogarisë së tij rreth 1 miliard euro. supersport


You may also like