Avioni i pasagjerëve ‘niset vetë’, shkakton përplasje e kaos në aeroportin argjentinas nga erërat (video)

by admin
Spread the love

Në momentet e frikshme të regjistruara në kamera shihet një avion niset papritur nga vendi i parkimit të tij në një aeroport në Argjentinë duke përplasur mjetet dhe karroceritë e shkallëve në asfalt.

Ngjarja e pashpjeguar duket se është nxitur nga erërat e forta në aeroportin Jorge Newbery pranë kryeqytetit Buenos Aires që shkaktuan dëme në rajon.

Avioni i linjave Aerolineas Argentinas Boeing 737-700 u nis papritur duke rrëzuar shkallët e pasagjerëve dhe automjetet e punës që ndodheshin në pistë.

Në pamje shihet që krahu i avionit godet një ndërtesë, teksa shkaktoi ndalimin e fluturimeve për të paktën një orë.

Një stuhi erërash goditi Argjentinën në fundjavë, teksa në Uruguajin fqinjë regjistroi disa viktima.

Shërbimet meteorologë të Uruguait thanë se dy njerëz kishin humbur jetën prej erërave të forta në juglindje të vendit.

Në Argjentinë stuhia kishte rrëzuar disa pemë në kryeqytetin Buenos Aires./DailyMail/