AUV-i ka vetëm 32 inspektorë veterinar – Kadriu jep detaje për inspektimet gjatë verës

by admin
Spread the love

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Flamur Kadriu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është rritur numri i inspektorëve sanitar dhe kontrolleve zyrtare.

Madje, ai tha se bashkëpunimi me Policinë dhe Prokurorinë është i
jashtëzakonshëm veçse mungojnë inspektorët veterinar, duke shtuar se në krejt Kosovën
operojnë vetëm 32.

“Nuk e kam numrin e saktë se sa biznese janë gjobitur, mirëpo kemi
realizimin e kontrolleve zyrtare. Jemi duke arritur edhe në shkallë shumë më të
lartë duke marrë parasysh se pas transferit të inspektorëve që i kemi realizuar
nga komunat e Kosovës. Është rritur edhe numri i inspektorëve dhe kontrolleve
zyrtare. Me Policinë e Kosovës dhe prokurorinë në shumë raste kemi bashkëpunim
të jashtëzakonshëm te kontrabandimi i produkteve nga kufiri ku inspektorët tanë
me kërkesë të Policisë dalin në vendin e ngjarjes. Por edhe te ankesat e
konsumatorëve apo operatorë që bënë shkelje inspektorët tanë mundohet të arrijnë
në kohë”, tha Kadriu.

Kadriu tha se kanë 75 inspektorë sanitar shtesë, por që është e
pamjaftueshme të mbulohet i tërë territori i Kosovës duke parë numrin  e madh të thertoreve dhe fabrikave të mishit.

“Tash kemi inspektorë të mjaftueshëm mirëpo te inspektorët veterinar
kemi një numër të vogël dhe inspektorë sanitar qëndron pak më mirë. Me
transferin e inspektorëve kemi 75 prej tyre shtesë. Vetëm 32 inspektorë
veterinar i kemi për gjithë Kosovën. Me këtë numër të vogël po mundohemi të
mbulojmë tërë territorin e Kosovës. Duke parë numrin e madh të thertoreve të
fabrikave të mishit subjektet që i nënshtrohen kontrolleve veterinare është
numër i pamjaftueshëm”, tha ai.

Kadriu shtoi se është rritur numri i kontrolleve për produktet që i nënshtrohen
regjimit të temperaturave ku kohëve të fundit është në rritje, raporton EO.

“Kontrollet janë të vazhdueshme. Ne kemi planin kombëtar vjetor të kontrolleve
zyrtare ku përfshihen të gjitha llojet e bizneseve, veprimtarive dhe bëhet një
plan sistematik i kontrolleve sipas vlerësimit të rrezikut. Ne dëshirojmë ta
rrisim secilën herë numrin e kontrolleve zyrtare sepse ka rritje të numrit të
bizneseve dhe rritje të veprimtarive”.

“Ne kemi edhe kontrolle të jashtëzakonshme që ndodhin sidomos me pjesën e konsumatorëve ku kohëve të fundit është në rritje. Sidomos për produktet që i nënshtrohen regjimit të temperaturave për çdo vjet rrisim frekuencën e kontrollit për ato produkte që mund të kenë probleme gjatë ngritjes së temperaturave”, tha Kadriu.

You may also like