Autokolona ushtarake ruse rreth 60 km e gjatë përparon drejt Kievit

by admin
Spread the love

Autokolona masive e automjeteve ushtarake ruse, po lëviz drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev. Imazhet dramatike satelitore të lëshuara nga Maxar Technologies, të hënën në mbrëmje, treguan një kolonë masive prej mbi 60 kilometrash të gjatë, me automjete ushtarake ruse.

Kolona përbëhet nga mjete të blinduara, tanke, artileri, si dhe mjete të tjera logjistike dhe shtrihet nga baza ajrore Antonov, në veri të Pribyrsk.

Negociatat e djeshme me Rusinë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës, çuan në sulme ajrore më të rënda kundër Kievit, tha parlamentarja ukrainase, Kira Rudik për CNN, duke shtuar: “Ne presim që do të ketë një rrethim të kryeqytetit”.

Sulmet, nënvizoi Rudik, e cila ndodhet në Kiev, ishin “parashikuar” sepse fjalët e presidentit rus, Vladimir Putin, nuk mund të besohen.

“Ka pasur ‘negociata paqësore’, të cilat padyshim çuan në sulme ajrore më të rënda menjëherë pas përfundimit të tyre”, tha Rudik .

“Dhe në këtë moment sulmet ajrore janë intensifikuar dhe gjatë natës dëgjohen më shumë sirena paralajmëruese. Ne e kishim parashikuar këtë, sepse më lejoni t’ju jap disa këshilla dhe truke se si të bisedoni me Putinin. Kur ai thotë “Unë dua paqe!”, do të thotë “Unë do t’i bëj trupat e mia të të vrasin”; nëse ai thotë “ato nuk janë trupat e mia”, do të thotë “ata janë trupat e mia dhe unë po i mbledh”; dhe nëse thotë “Unë po tërhiqem”, do të thotë “Unë po rigrupohem dhe po marr më shumë trupa për t’ju vrarë”.

You may also like