Autobusët pritet të kthehen në funksion, Këshilli i Qytetit miraton buxhetin

by admin
Spread the love

Me 25 vota “pro” Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e përsëritur të jashtëzakonshme ka miratuar vendim me të cilin miratohen subvencionet për Ndërmarrjen e Transoprtit Publik në vlerë prej 11 milionë euro. Ky hap pritet të normalizojë transportin publik në Shkup i cili sot ishte jofunksional.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në seancë përmes amendamenteve tentuan t’i zvogëlojnë këto mjete për gati një të tretën, por kjo nuk u pranua nga këshilltarët e tjerë dhe nga kryetarja Arsovska, e cila tha se në këtë mënyrë do të ketë para për kompaninë. vetëm pas disa muajsh dhe një shtesë problemi është se po hyjmë në një periudhë parazgjedhore ku këshilli nuk do të ketë mundësi të ndajë para.

Ndërkohë, në seancën e parë të mbajtur sot, 13 këshilltarë kishin votuar kundër miratimit të subvencioneve, një akt që u interpretua si vendim për të vazhduar kaosin urban në Shkup.

Ndërkohë, derisa janë mbajtur këto mbledhje, dhjetëra të punësuar kanë protestuar duke kërkuar që të miratohen pagesat për muajin dhjetor. Përfaqësues të tyre u kërkuan fajle  qytetarëve të cilët sot kanë mbetur pa transport publik. /SHENJA/

MARKETING



You may also like