Autobusat privat në “garazhe” – Qytetarët presin orë të tëra (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

DËSHTON DY HERË SHPALLJA E QYTETIT TË SHKUPIT PËR TRANSPORTUES PRIVAT

Po e pret autobusin me numër 23 një orë. Ai dhe qytetarë tjerë janë në hall pasi linjat janë reduktuar ndërsa autobusë privat ka tre muaj që fare nuk qarkullojnë.

“Atë çfarë kërkuam e morrëm. Falas presim autobusë. Presim deri në 40 minuta”

“Po vozitem çdo ditë. Përshkak mungesës së autobusave jemi të deturuar të dalim më herët nga shtëpia. Ka ndodhur që edhe të vonohemi për në punë.

40 vite nën timpon ndërsa tash i lidhur në shtëpi. Vjen për tu çmallur dhe për ta mirëmbajtur autobusin e tij.

“U bënë 3 muaj, jam i nevrikosur shumë. Nuk mundem as të flej. Kemi fatura për të paguar askush nuk pret për pagesa. Edhe shpenzimet që i kemi pasur u harxhuan” – tha Vukan Mlladenoviq, vozitës autobusi.

Protesa është opsioni i fundit thotë transportursit privat.

“Nuk e dëshirojmë rikthimin në protestë. Duam që problem të zgjidhet në mënyrë paqësore. Me marrëveshje dhe dialog. Ne nuk jemi që kërcënojmë dikë apo e ofendojmë dikë. Vetëm kërkojmë punën tonë dhe borgji të na kthehet” – tha Isen Halili, vozitës.

Në të dy shpalljet që Qyteti i Shkupit shpalli për transportuesit privat nuk ka asnjë të lajmëruar.

“Kemi qëndrimin se ose të gjithë punojmë ose të gjithë nuk punojmë. Pasi që nuk e pranojmë kategorizimin që po e bënë zonja Arsovska të ndreshëm dhe të pandershëm. A mund të na tregojë se kush qenkan ato të ndershmit dhe të pandershmit” – – tha Isen Halili, vozitës.

Pas përfundimit të afatit për paraqitje në thirrjen publike për transportues privatë të autobusëve për linjat 9, 11 dhe 12, Qyteti i Shkupit njoftoi se për shkak të mosinteresimit për thirrjen publike, Ndërmarrja Transportuese Publike – Shkup do të vazhdojë me kapacitetin e vet ta kryejë transportin publik duke mos dhenë zgjidhje për transportuesit privat e qytetarët qe presin me orë të tëra nëpër stacionet e autobusave. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

You may also like