Austria kap ‘celulën konspiracioniste’ ndërkombëtare me arsenalin e snajperëve dhe armëve luftarake (fotot)

by admin
Spread the love

Të paktën 70 pushkë automatike dhe materiale luftarake janë zbuluar në një aksion të forcave speciale të policisë në Austri.

Operacioni në qytezën Kleindiex në bashkinë e Ruden solli arrestimin e disa vendasve austriakë dhe dy britanikëve mbi 60 vjeçarë, sipas autoriteteve.

Raportimet e mediave britanikë thonë se dy anglezët ishin me moshë 67 e 69 vjeç, kurse një prej austriakëve ishte 29 vjeç.

Bashkë me një total prej rreth 70 armësh, policia gjeti municione të shumta dhe materiale që dyshohet se përdoren në eksplozivë.

Fshati gjendet në jug të Austrisë, pranë kufirit me Slloveninë, 50 km larg qendrës rajonale të Graz.

Mediat austriake thonin se të ndaluarit dyshohen si “teoristë konspiracioni” dhe se mbanin armët e municionet e tyre në një shtëpi të vjetër, rallë herë të banuar.

Zyrtarët thanë se mes materialeve dyshohet se kishte dhe eksplozivë, por ende nuk janë përcaktuar nëse të dyshuarit kishin qëllim t’i përdornin.

Magazina e armëve besohet se u zbulua rastësisht gjatë një emergjencë mjekësore në adresë, teksa policia u thirr prej mjekëve dhe ekstremistët e dyshuar u arrestuan.

Një fqinj i moshuar tha se të arrestuarit “jetonin një jetë të izoluar dhe ishin aty prej disa vitesh,” por nuk kishin shkaktuar kurrë probleme.

Mediat në Slloveni thonin se 29-vjeçari i arrestuar postonte në rrjetet sociale materiale mbi katastrofa të mundshme.

Zëdhënësi i policisë Rainer Dionisio tha për gazetarët: “Operacioni është i një natyrë sensitive, në këtë moment hetimet dhe marrja në pyetje e të dyshuarve vijon”.

Ai shtoi se nuk ka rrezik për publikun dhe mohoi se po përgatitej një sulm konkret.