AUSTRI – Inflacioni rritet në 11% në tetor

by admin
Spread the love

VJENË, 31 tetor /ATSH-DPA/-Çmimet e konsumit në Austri shënuan një rritje në tetor, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe karburantit, sipas vlerësimeve paraprake te Zyrës së Statistikave të Austrisë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 11,0% në tetor krahasuar me 10,5% në shtator.

“Rritja e çmimeve tani ka prekur pothuajse të gjithë sektorët, përveç ushqimit dhe gastronomisë. Rritje të konsiderueshme të çmimeve tani mund të vërehen edhe në veshjet”, tha drejtori i Përgjithshëm i Statistikave të Austrisë, Tobias Thomas.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit të BE-së, u rrit me 11,5% në terma vjetore, në tetor, pas një rritjeje prej 10,9% në muajin e mëparshëm.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1% në muajin tetor, pas një rritjeje prej 1,6% në muajin e kaluar.

Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 1,2% në tetor.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like