AUSTRALI – Albanese përballet me reagime të ashpra pas shpalljes së një dite pushim për Elizabeth II

by admin
Spread the love

LONDËR, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri australian, Anthony Albanese është përballur me reagime të ashpra nga sektori i biznesit dhe shëndetësisë pas shpalljes së një dite pushim, për të gjithë vendin, për ceremoninë funebre të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Albanese njoftoi dje se e enjtja e 22 shtatorit do të ishte ditë kombëtare pushimi dhe do të përkonte me një ceremoni përkujtimore në Kanberra të mbretëreshës Elizabeth II.

Lajmi nxiti kritika nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët thanë se natyra e shkurtër e festës do të shkaktonte përçarje të madhe në sektorin e tyre, ku konsultimet dhe operacionet organizoheshin disa javë dhe madje muaj përpara.

“Operacionet dhe shumë konsulta me pacientë janë rezervuar atë ditë, është shumë e vështirë të plotësosh spitalet dhe praktikat në kohën më të mirë tani. Një festë publike e paparashikuar do ta bënte shumë të vështirë organizimin e personelit të spitaleve dhe klinikave”, shkroi në Twitter presidenti i Shoqatës Mjekësore të Australisë (AMA), Steve Robson.

”Për ata që thonë ‘qëndroni hapur’, mbani mend se ne kemi nevojë për infermierë, shëndetësi aleate, nëpunës, teknikë, për të drejtuar një klinikë ose listë operative. Nëse shkollat dhe kujdesi për fëmijët mbyllen, shumë punonjës të kujdesit shëndetësor nuk mund të vijnë në punë dhe kujdesi shëndetësor nuk do të funksionojë”, tha kirurgu, Eric Levi.

“Imagjinoni sikur kimioterapia juaj të ishte caktuar atë ditë dhe nuk ka mjaftueshëm mjekë dhe infermierë në klinikë pasi ata duhet të jenë në shtëpi me fëmijët e tyre sepse shkollat dhe kujdesi për fëmijët janë mbyllur”, shtoi Levi.

“Ky vendim do të krijojë disa komplikime për bizneset me mbylljen e dyqaneve dhe sfidat e caktimit të stafit. Do të ketë gjithashtu një humbje të vogël, por të papritur të tregtisë, dhe kosto shtesë të personelit, të cilat mund të ndikojnë në të ardhurat e bizneseve te vogla”, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës Australiane të Shitësve me Pakicë, Paul Zahra./a.i/.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like