Audio përfundon në polici, pritet publikimi i të tjerë emrave për skandalin e basteve në Itali

by admin
Spread the love

Bota e futbollit në Itali vijon të jetë e tronditur nga skandali i basteve që ka përfshirë disa prej emrave më të njohur si Nicolo Zaniolo, Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli.

Treshja është provuar që vendoste baste në platforma ilegale, madje Fagioli ishte “zhytur” edhe në borxhe të jashtëzakonshme.

Por, skandali nuk mbyllet këtu pasi siç paralajmëroi edhe Fabrizio Corona, emra të tjerë të njohur pritet që të publikohen së shpejti. Një audio ka përfunduar tashmë në polici nga e cila pritet futbolli italian të njihet me të tjera “aktorë” protagonist në skandal.

Frika është e madhe pasi bëhet fjalë për lojtarë të njohur dhe që mbi të gjitha në baste kanë përfshirë edhe skuadrën ku marrin pjesë e duke bërë kështu që të ketë dyshime edhe për trukim të ndeshjeve. /Supersport


Top Channel

You may also like