Aubameyang kërcënon Napolin: Kemi shanse të mëdha për t’u kualifikuar

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Barcelonës Pierre-Emerick Aubameyang ka folur për të përditshmen “Sport” për ndeshjen e kthimit kundër Napolit në Europa League. Sfida e parë përfundoi 1-1 dhe kualifikimi do të vendoset në stadiumin “Maradona”:

“Na pret një ndeshje e madhe dhe kemi mundësi të mëdha për tu kualifikuar nëse luajmë siç bëmë në “Mestalla” (Barça fitoi 4-1 falë një tregolëshi të Aubameyang). Nuk kam shënuar kurrë në stadiumin “Maradona” dhe tani kam mundësinë që të thyej këtë tabu.

Çfarë ndeshjeje pres? Në ndeshjen e vajtjes luajtëm mirë, por nuk arritëm të shënonim më shumë gola. Me siguri që do të kemi mundësi shënimi edhe në shtëpinë e Napolit, prandaj duhet të jemi më “vrasës” në zonë”, ka thënë sulmuesi i spanjollëve. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like