Aubameyang e ndan mendjen, largohet nga kombëtarja pas 13 vitesh

by admin
Spread the love

Pierre Emerick Aubameyang është tërhequr nga kombëtarja e Gabonit, pas 13 vitesh. Sulmuesi dëshiron të fokusohet te karriera e tij te Barcelona dhe për vendimin e tij ka njoftuar Federatën e Futbollit të Gabonit.

Pas 13 vitesh krenarie që përfaqësoj vendin tim, po njoftoj se po i jap fund karrierës time me kombëtaren. Dua të falënderoj popullin e Gabonit dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohë të mira dhe të këqija.

Do të mbaj mend shumë kujtime të mira, si ditën e debutimit, apo ditën kur i ktheva nga Nigeria me ‘Topin e Artë’ të Afrikës”, ka shkruar mes të tjerash Aubameyang në letrën dërguar federatës.

Kjo e fundit ka dalë edhe më komunikatë më pas, teksa e vlerëson sulmuesin si një model për brezat e ardhshëm. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like