“Aty ndërhyn reforma në drejtësi, që ja marrsha të keqen ja marrsha”, Manjani ‘thumbon’ ashpër qeverinë Rama

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale debatet që janë bërë ditët e fundit në lidhje me udhëtimet jashtë të politikanëve tanë dhe biletat e tyre të shtrenjta. Ndër personazhet e përfolur është edhe kryeministri Edi Rama.

  

Deklarata e Manjanit:

“Dmth ky shtet që nuk blen dot një biletë avioni për zyrtarët publikë pa tender, lidh kontrata me shuma marramendëse pa tender fare. Shpenzon miliarda pa tender dhe merr borxh pa tender.

Ama te biletat e avionit nuk të fal. Aty ndërhyn reforma në drejtësi, që ja marrsha të keqen ja marrsha! Ja edhe shtetin e bëmë. Po tani?!”, shkruan Manjani.

You may also like