Atletico “presion” Realit, Simeone tregon sekretin e suksesit

by admin
Spread the love

Atletico Madrid është “ndezur”. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 1-2 në një transfertë të vështirë si ajo e Rayo Vallecano-s. Dhe tani ndodhet dy pikë larg Realit të vendit të dytë.

Atletico Madrid është “ndezur”. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 1-2 në një transfertë të vështirë si ajo e Rayo Vallecano-s. Dhe tani ndodhet dy pikë larg Realit të vendit të dytë. Suksesi u arrit falë dy golave në pjesën e parë (Molina, Hermoso). Ky është rezultati i 12-të radhazi pozitiv në La Liga për “Colchoneros” (9 fitore dhe 3 barazime).

Sigurisht që skuadra është përmirësuar, kjo dallohet. Të gjithë ia kemi dalë të konkurrojmë në të njëjtën mënyrë. Ata që vijnë nga stoli japin një kontribut të madh.

Struktura mbrojtëse është rikthyer ajo që ishte. Po nxjerrim më paj talentin që kemi përmes strukturës sonë mbrojtëse Ndaj Rayos zhvilluam një ndeshje pozitive deri në minutën e 75’.

Duhet ta ruajmë këtë lloj energjie. Të luajmë kështu deri në fund, pasi na presin përballje shumë të rëndësishme”, deklaroi Simeone pas ndeshjes.

Atletico ndodhet në formë të shkëlqyer, pesë takimet e fundit janë fituar të gjithë dhe shanset janë për ta mbyllur sezonin si skuadra nënkampione e Spanjës.


Top Channel

You may also like