Atletico Madrid “parakalon” Interin – Shqip

by admin
Spread the love

Spanjollët akord me Memphis Depay, në dyshim koha e transferimit

E ardhmja e Memphis Depay gjithmonë e më larg Camp Nou. Holandezi nuk ka hapësira te Barcelona dhe largimi shihet si alternativa e duhur për të vijuar karrierën. Interi gjendej në pole position për të siguruar shërbimet e tij, por duket se së fundmi në garë për të ka fituar terren Altetico Madrid. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, 28-vjeçari ka rënë dakord për të kaluar në kryeqytetin madrilen, në një marrëveshje deri në vitin 2025 me një sezon rinovimi edhe për një tjetër edicion.

Lojtari nuk dëshiron që të largohet nga kampionati spanjoll dhe ka preferuar të firmos me skuadrën madrilene. Barcelona shpreson te një shifër e kënaqshme për të lënë të lirë Depay, gjithsesi nuk përjashtohet mundësia e një transferimi kokë më kokë me Carrasco, profil që vlerësohet nga trajneri Çavi për ta pasur në skuadër në të ardhmen.

Gjithashtu, nuk përjashtohet skenari që Memphis të vazhdojë të qëndrojë në Katalonjë deri më 30 qershor kur edhe i skadon kontrata. Kartoni i holandezit vlerësohet me 20 milionë euro dhe është një profil që pëlqehet shumë nga klubet e Seria A italiane dhe Premier League angleze. Në 8 duele këtë sezon me Barcelonën dhe kombëtaren holandeze, Depay ka shënuar 4 gola dhe dhënë 1 asistim, një gol prej të cilëve me spanjollët.

Klan News

You may also like