Atletico kërkon objektivin e Interit, ndërhyrja e Simeones komplikon gjithçka

by admin
Spread the love

Atletico Madrid është futur në garë për të marrë shërbimet e Paulo Dybala. Ky i fundit i larguar nga Juventusi pas përfundimit të kontratës është konsideruar si një transferim i sigurt tek Interi.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, ndërhyrja e Cholo Simeone mund të ndikojë jo pak në këtë tratativë. Tekniku argjentinas e kërkon me ngulm Paulo Dybalën, ndërsa ka një armë më tepër se zikaltërit. Oferta ekonomike pritet të jetë më e mirë se ajo që ka ofruar Beppe Marotta.

Kështu në kampin zikaltër kanë nisur të shqetësohen për situatën e Dybala, por Marotta megjithatë qëndron i qetë. Ai është i sigurt se Dybala do të zgjedhë Interin, ndërsa është arritur edhe marrëveshja me lojtarin dhe agjentët e tij pavarësisht faktit se mungon rinovimi. /oversport.tv

You may also like