Atletico fiton “luftën” e Metropolitanos, Interi “bie” te penalltitë. Borussia e Dortmundit në çerekfinale

by admin
Spread the love

Kualifikim i pabesueshëm i Atleticos së Madridit në çerekfinale të Champions League-s. Skuadra e drejtuar nga Cholo Simeone përmbysi Interin në Metropolitano, duke fituar 2-1 dhe më pas e siguroi avancimin mes 8 më të mirave falë ruletës së penalltive.

Los Colchoneros reaguan menjëherë pas golit të Dimarcos në të 33-të, duke barazuar me Griezmann dhe pak para se të mbyllej koha e rregullt realizoi golin e fitores me Depay-n. Ndeshja shkoi në shtesë, pasi takimi i parë në “San Siro” ishte mbyllur 1-0 në favor të Interit.

Në dy pjesët prej 15 minutash secila në të shtesës nuk u shënuan gola të tjerë, kështu që duhej të vendosnin penalltitë.

Për Interin gabuan tre futbollistë, Sanchez, Klassen dhe Lautaro, ndërsa Atleticos i mjaftuan vetëm katër penallti të ekzekutuara, pasi gaboi vetëm Saul.

Kualifikohet Borussia Dortmund
Borussia e Dortmundit në çerekfinale të Champions League. Skuadra verdhezi fitoi 2-0 ndaj PSV Eindhovenit në “Signal Iduna Park”, rezultat që i mjaftoi për të eliminuar ekipin holandez, pasi takimi i parë kishte përfunduar pa fitues (1-1).

Shumë i rëndësishëm goli i shpejtë i anglezit Sancho që në fillim të sfidës, ndërsa në limitet e kohës shtesë erdhi goli i Reus, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Golat

Më pak se tri minuta lojë i mjaftuan Borussias së Dortmundit për të zhbllokuar rezultatin ndaj PSV Eindhovenit në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 të Championsit. Pas një aksioni të gjatë, Sancho befason portierin mik me një goditje të zgjuar afër vijës së 16-metrave, 1-0.

Në sekondat e fundit, kur PSV po kërkonte me dëshpërim golin e barazimit, shënon Reus, 2-0.


Top Channel

You may also like