Atiq: Luftimi i krimit do t’i lirojë serbët nga kërcënimet e Listës Serbe

by admin
Spread the love

Kandidati për Kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq, ka thënë që luftimi i krimit në këtë komunë do t’i lirojë serbët nga kërcënimet e Listës Serbe.

“Komunikim me komunitetin serb kemi pasur në mënyrë të vazhdueshme edhe si opozitë kur kemi qenë, tash edhe si qeveri e kam fjalën, qeverisje qendrore mirëpo ndryshimi që është duke ndodhur në terren, këtu e kam fjalën për luftimin e krimit, shpresën e kemi që kjo ka për të ndikuar që të krijohet njëfarë shkëputje e qytetarëve të thjeshtë serbë prej ndikimit, prej presionit edhe prej shantazhit që e kanë prej krimit por edhe prej Listës Serbe”, ka thënë Atiq për Info  Magazine të Klan Kosovës.

Deri diku nuk dihet edhe se ku fillon njëra e ku përfundon tjera kur kemi parasysh që prej kryetarit e prej anëtarëve që janë në listë të zezë të Departamentit të Shtetit amerikan, por edhe në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës”.

“Ne i inkurajojmë ata që të dalin sa më shumë që të votojnë”.

You may also like