ATHINË – Mitsotakis rikonfirmon mbështetjen për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe MV

by admin
Spread the love

ATHINË, 12 shtator /ATSH-MIA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjatë një konference për shtyp në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut.

Ai tha se bashkimi i Shqipërisë në rrugën evropiane ishte në dobi të Greqisë.

“Kjo është arsyeja pse unë personalisht mbështeta fillimin e negociatave të anëtarësimit si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut”, theksoi Mitsotakis.

Zgjedhjet dhe kodi zgjedhor, ekonomia dhe masat e shpallura, kriza energjitike, si dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe politikën e jashtme, ishin disa nga temat kryesore të diskutimit gjatë konferencës për shtyp në Selanik.

Lidhur me krizën energjetike, ai përsëriti se priteshin vendime nga vendet evropiane, duke theksuar se Greqia po përpiqej të vendoste një kufi të çmimit të gazit natyror.

“Rusia po zgjedh të instrumentalizojë gazin natyror për të shkaktuar destabilizim”, tha ai duke shprehur mbështetje për Ukrainën.

Mitsotakis hodhi poshtë pretendimet se Greqia do të dërgonte materiale shtesë ushtarake në Ukrainë, përveç vendimit për dërgimin e automjeteve të vjetra të blinduara me kusht që ato të zëvendësoheshin me mjete më moderne të prodhuara nga Gjermania, për të cilat bisedimet ishin në vazhdim.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like