ATHINË – Mitsotakis: Emigracioni mund të zgjidhë mungesën e fuqisë punëtore ​

by admin
Spread the love



ATHINË, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Ne nuk kemi frikë nga termi integrim. Ne jemi një shoqëri e hapur që kemi demonstruar, në të kaluarën, një gatishmëri për të mirëpritur ata që kërkojnë të integrohen në shoqërinë greke, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Deklarata e Mitsotakis u bë gjatë një konference në Athinë të titulluar “Zgjidhjet evropiane ndaj sfidës së përbashkët të migracionit”, në prani të zëvendëspresidentit të Komisionit Europian Margaritis Schinas dhe Komisioneres Europiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson.

“Në vitin 2023, ne menaxhuam flukset e migracionit në mënyrë më efektive se shumë prej partnerëve tanë,” kujtoi Mitsotakis, duke theksuar se “migrimi nuk është domosdoshmërisht një temë përçarëse dhe se alternativat ligjore për migracionin e kontrolluar mund të mbushin boshllëqet e punës në tregun e punës ‘’.

“Ne mund të gjejmë një ekuilibër, Greqia mund të udhëheqë rrugën”, shpjegoi kryeministri grek.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Kurse falas tek TUMO për fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë


You may also like