ATHINË – Autoritetet greke ngrijnë pasuritë e Eva Kailit, partnerit dhe familjes së saj

by admin
Spread the love

ATHINË, 12 dhjetor /ATSH-ANA/- Kreu i autoritetit grek kundër pastrimit të parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Haralambos Vurliotis, urdhëroi sot që të ngrihen të gjitha asetet në Greqi në pronësi të zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, partnerit të saj dhe familjarëve të saj të ngushtë.

Sipas burimeve, Vourliotis ndërmori masa të menjëhershme pasi eurodeputetja thuhet se u ndalua dhe më pas u arrestua në Belgjikë me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, me qëllim mbrojtjen e aseteve që mund të rrjedhin nga aktivitete të paligjshme në Greqi, përfshirë pronat, llogaritë bankare, aksione në kompani dhe të tjera.

Të gjitha institucionet financiare greke dhe shërbimet përkatëse shtetërore si, regjistri i pronësisë së tokës, janë informuar për ngrirjen e aseteve në pronësi të eurodeputetes që mbahen në Belgjikë, si dhe familjarëve të saj të ngushtë si, prindërit, vëllezërit e motrat.

“Kaili ishte një nga katër personat e arrestuar nga autoritetet belge të dielën dhe të akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe formim të një organizate kriminale”, sipas raportimeve të medias belge.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like