Atentati në Fushë-Krujë/ U përdor nga autorët? Gjendet një tjetër makinë e djegur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tjetër makinë është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se ka lidhje me atentatin ku u ekzekutua mbrëmjen e djeshme Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxha.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e cila iu referohet burimeve të besuara hetimore, makina është gjetur e shkrumbuar në Bubq.

Makina e djegur është gjetur në orën 2 të mëngjesit të sotëm, ndërsa është e tip “Volksvagen”. Dyshohet se edhe kjo makinë e dytë është përdorur nga autorët e vrasjes së tre të rinjve.

Ndërkohë policia bën me dije se: “Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes”./Opinion.al

You may also like