“Atdheu Blu” turk shqetëson Greqinë – Shqip

by admin
Spread the love

Në Mesdheun Lindor, Egje dhe Detin e Zi po zhvillohet stërvitja e madhe ndërdisiplinore “Atdheu Blu” i Forcave të Armatosura Turke, ndodhur kjo në të njëjtën kohë kur në Ukrainë po zien ufta, shkruajnë mediat greke.

Stërvitja, e cila filloi të hënën dhe do të zgjasë deri të enjten, më 21 prill, praktikisht synon rritjen e niveleve të gatishmërisë për luftë, por në thelb po përdoret nga Ankaraja për të vërtetuar akuzat e saj të pabaza dhe pretendimet provokuese për “Atdheun Blu” në detin Egje dhe Mesdheun Lindor, raporton Protothema.

Siç u bë e ditur, në stërvitje marrin pjesë 122 anije luftarake, avionë luftarakë, aeroplanë për furnizim me karburant, spiunë, helikopterë ATAK, dronë, komando SAS dhe SAT dhe ekipe të luftës kimike, biologjike, radioaktive dhe bërthamore.

Në skenarët e shpallur nga Shtabi i Përgjithshëm turk, njësitë sipërfaqësore të Marinës Turke do të demonstrojnë aftësitë e tyre, me sulme kundër objektivave të përcaktuara, të shoqëruara me helikopterë dhe avionë. Mjetet ajrore pa pilot do të përdoren në nivel operacional dhe të rregullt në zonën e operacioneve detare, ndërsa zjarri sipërfaqësor dhe kundërajror dhe mjetet pa pilot do të përdoren si objektiva për të ofruar një mjedis real lufte. /tesheshi.com/

You may also like