Atalanta mposht lehtësisht Empolit dhe vazhdon të ndjekë Napolin

by admin
Spread the love

Përfundon sfida hapëse e orës 12:30 e ditës së djelë për javën e 12-të së Serie A mes Empolit dhe Atalantës. Bergamaskët vazhdojnë me ritmin e lartë duke mundur dhe kundërshtarin e radhës me shifrat 2-0. Ky takim u transmetua Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Mbrojtësi holandez Hateboer prish ekuilibrat e takimit dhe kalon Atalantën në avantazh në pjesën e parë. Një penallti e akorduar për bergamaskët që mund të kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë u shpërdorua nga Koopmeiners.

Pjesa e dytë vazhdon me të njëjtin ritëm nga Atalanta që pas 15 minutash shënojnë golin e dytë. Për këtë gol mendoi sulmuesi Lookman i cili realizoi me një top të shërbyer nga Mario Pasalic. Po kaq u mbyll ky takim me shifrat 2-0.

Me këtë fitore ndaj Empolit në transfertë ekipi i Gasperinit vazhdon të ndjekë hapat e njëjtë me Napolin. Momentalisht Atalanta pozicionohet në vendin e dytë të renditjes së Serie A me një pikë më shumë se Milani i cili përballet sonte në një sfidë interesante me Torinon. /oversport.tv Foto: Atalanta B.C., Twitter

 

You may also like