“Ata që po kalojnë një dhimbje të madhe, arrin t’i dallosh kollaj. Mjafton t’i shohësh në sy”

by admin
Spread the love

“Ata që janë duke kaluar një dhimbje të madhe, arrin t’i njohësh lehtësisht. Arrin t’i njohësh kollaj ata që kalojnë dhimbje tëvërteta, të mëdha, dhimbje që ua shënojnë herët a vonë jetën e tyre. Arrin t’i dallosh menjëherë ata që për pak centimetra kanëshpëtuar nga vdekja; ata që u është dukur sikur në vetëm pak sekonda kanë kaluar nga fëmijë në të rritur.

Arrin ta kuptosh dikë që ka kaluar një ngjarje të rëndë, që edhe pse ka kaluar mjaft kohë, sërish e shpreh përmes vështrimit të tij atë ngjarje të rëndë që i ka mbetur ende në mendje. I njeh menjëherë ata që kanë kaluar dhimbje të mëdha, jo sepse janëbudallenj, as sepse tregohen të këqinj pas asaj që kanë kaluar. Unë përkundrazi nuk i mbështes ata që me justifikimin e dhimbjes, bëhen më të ligë.

Ajo që realisht bie në sy tek personat që kanë kaluar dhimbje tëmëdha, është se dhimbja i bën njerëz më të mirë. Gjestet dhe sjelljet që shfaqim, janë ato që bien në sy. Ata që kanë vuajtur me të vërtetë, nuk zemërohen kurrë, nuk i shkelin të tjerët, i kushtojnë vëmendje gjithçkaje. Një person i tillë nëse mundet, e shmang lëndimin e të tjerëve. Kur nuk mundet, preferon tëlëndojë veten se sa të tjerët”. – E. Galiano

Është vërtetë e pamundur të mos e dallosh dikë që ka kaluar njëdhimbje të madhe. Mjafton vetëm ta shohësh në sy. Mund tëduket sikur po të buzëqesh, sikur dëshiron të transmetojëpozitivitet, por përbrenda duket që ka një trishtim të madh. Dallohet që në shikim që dëshiron të qajë, të shprehet me dikë, të nxjerrë gjithë dhimbjen që mban përbrenda. Dhe mbi të gjitha, dallohet sepse është person i mirë. Një person që ka kaluar dhimbje të mëdha, nuk mund të jetë kurrsesi i lig me të tjerët.

You may also like