Astrit Patozi tregon rrugën e vetme të shpëtimit të PD-së: Sot kemi një parti pa vulë dhe një vulë që s’ka parti

by admin
Spread the love

Ish- kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një intervistë televizive është shprehur se PD do të shpëtojë vetëm nëse ndahet.

“Jo çdo e keqe vjen për keq. Opozita në përgjithësi dhe PD në veçanti nuk duhet të vejë kujën sepse po thuhen disa të vërtëta. Sot PD është e ndarë në dy copa Njëra është partia reale që nuk ka vulën dhe tjetra është vula reale pa parti. Por as partia pa vulë nuk ka vlerë dhe as vula pa parti s’ka vlerë. Mënyra më e drejtë dhe shpëtuese do të ishte ndarja dhe kjo mesa duket nuk do të ndodhë për faj të Sali Berishës. Sot Basha vetëm siglën ka dhe sigla edhe mund t’i lihet. Të dy palët kanë zgjedhur instrumente të ndryshme për t’u ndeshur. Berisha ka zgjedhur populizmin, ndërsa Basha ka zgjedhur të shtrëngojë letrat dhe vulën”, tha Patozi.

Patozi u tregua kritik me Berishën edhe për formën se si u zgjodh Basha në krye të partisë në 2013.

“Sepse Berisha duke shkelur rëndë statutin e zgjodhi Bashën me anëtar një votë. Ne e kishim që zgjidhej nga Kuvendi i PD”, tha Patozi.

You may also like