Asociacioni i komunave shqiptare – ide joevropiane dhe joamerikane – Shqip

by admin
Spread the love

Propozimi për Asociacion të Komunave Shqiptare është ide joserioze – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, sic percjell KlanM, ata që janë për këtë ide ose janë të painformuar ose nuk i kanë shqyrtuar mirë marrëveshjet që zgjidhin çështjet identitare në Ballkan, vlerëson Kryeministri.

“Bëhet fjalë për ide joserioze. Së pari, raportet në vendin tonë janë zgjidhur me Marrëveshjen e Ohrit, e nënshkruar nga të gjitha përfaqësuesit e partive politike edhe të Shqiptarëve dhe Maqedonasve. Garanca janë SHBA-të dhe BE-ja. Në bazë të asaj marrëveshje, RMV-ja paraqet shembull për bashkëjetesë dhe realizimit të të drejtave për të gjitha bashkësitë etnike. Në vendin tonë institucionet për mbrojtjen e të drejtave të bashkësive më të vogla etnike janë në nivelin më të lartë krahasuar me vendet tjera në Evropë. Vlerësoj se ky propozim është i papranueshëm dhe joserioze” – ka theksuar Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, RMV-ja është vendi që negocion me BE-në, derisa sic percjell KlanM, siguria pas vitit 2001 është në nivel aq të lartë, sa që propozimi i tillë është joevropiane dhe joamerikane – thotë Kryeministri.

Paraprakisht, sic njofton KlanM, Alternativa bëri thirrje për unifikimin e partive të Shqiptarëve rreth kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare, sipas shembullit të kësrkesës së serbëve në Kosovë për formimin e asociacionit të komunave serbe.

You may also like