Asnjë vendim për rindërtimin e sallës Universale – nuk dihet nëse do i kaloj Qeverisë – Shqip

by admin
Spread the love

ARSOVSKA: UNË SI KRYETARE KOMUNE NUK MUNDEM TË MARR ASNJË VENDIM

Pas iniciativës nga ana e këshilltarëve të LSDM  që salla universale ti kaloj qeverisë, ende asnjë vendim rreth rindërtimit të saj. Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska thotë se si kryetare komun nuk mund të marr vendime të tilla.

Në fillim të këtij muaji grupi i këshilltarëve të LSDM-së dërguan iniciativë për kalimin e përkohshëm të Sallës Universale nga Qyteti i Shkupit në Qeveri me arsyetimin se nëse Arsovska nuk dëshiron dhe nuk mund ta përfundojë rindërtimin e objektit, Qeveria e cila është edhe financuese, mund ta bëjë këtë.  E pikërisht për këtë duke u përgjigjur në pytejet e gazetarëve se a do t’ia lëshojë Sallën Universale Qeverisë, kryetarja e qytetit të Shkupit Dallea Arsovska tha se nga pozita e kryetares së Shkupit nuk ka mundësi të marrë vendime të tilla.

”Nuk është një vendim që unë si kryetar komune mund apo dua ta marr. Nisma është iniciuar nga këshilltarët, pasi në fakt ata i iniciojnë të gjitha iniciativat dhe për këtë duhet të vendosin vetë. Të shohim se në cilin drejtim po ecën diskutimi dhe cila është në të vërtetë kërkesa që synojnë të vendosin në rendin e ditës të seancës së sotme të Këshillit” – tha Danella Arsovska.

Ajo bëri të ditur se rindërtimi i Sallës Universale po përballet me probleme të shumta për, siç tha ajo, planifikim dhe projektim joadekuat. Ndërkaq,  për marrjen e Sallës Universale nga Ministria e Kulturës është folur që në nëntor të vitit të kaluar, kur ministrat e Kulturës dhe Pushtetit Lokal, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Risto Penov, patën një takim me kryetaren e qytettit të Shkupit Danela Arsovska, nga e cila dolën me pretendimin se sallën Universale do ta marrë tërësisht Ministria e Kulturës, për çka kanë marrë pëlqimin e kryetarës. Por Arsocska tha se kur do të kemi vendim përfundimtar kur do të kemi kërkesë zyrtare nga Arsovska. Mirëpo, që atëherë, ministrja e Kulturës në disa raste ka thënë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Qyteti i Shkupit. /KlanMacedonia/

You may also like