Asnjë minutë për t’u humbur: Biletat e Tirana-Partizanit në shitje, detajet

by admin
Spread the love

Derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, do të luhet të shtunën prej orës 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Klubi bardheblu, që është organizator i kësaj ndeshjeje, ka nxjerrë që sot biletat në shitje.

Deri ditën e enjte biletat do të shiten te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00 deri në orën 19:00. Nga e premtja do të shiten edhe pranë stadiumit “Air Albania”.

Sa u takon çmimeve të biletave, për biletat pas porte tifozët duhet të paguajnë 400 lekë, ndërsa në tribunën përballë çmimi është dyfish, 800 lekë.

Sa i takon tribunës kryesore, biletat aty variojnë nga 3000 lekë, në 5000 lekë. Klubi bardheblu ka bërë sqarimet përkatëse në postimin e mëposhtëm.

You may also like