Asnjë bisedë me kriminelë “non grata”! – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi dhe njëherë se nëse KFOF nuk heq barrikadat në veri, këtë do e bëjë Policia e Kosovës.

“Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të tolerohen, ato do të largohen. Ne i kemi dhënë kohën e mjaftueshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shkon më shpejtësi”, tha Kurti.

Sipas tij, barrikadat janë nga kriminelë serbë të sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, ndaj as nuk do të bisedojë e as nuk do të takohet, por do t’i arrestoj ata.

“Veprimeve të ligjshme të qeverisë së Kosovës i janë kundërvënë kriminelët duke sfiduar punën e organeve të zbatimit të ligjit por edhe duke cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel të sanksionuar nga SHBA dhe Britania po mbështen nga Vuçiç për të destabilizuar sigurinë në rajon dhe cenuar integritetit territorial të Republikës tonë. Institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë e bisedojnë më kriminel, por do t’i arrestojnë ata”, tha ashpërsisht Kurti.

“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullacë, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviçin. Janë barrikadat e Wagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, tha i pari i qeverisjes kosovare. /tesheshi.com/

You may also like