Asllani me probleme, Silvinjo fton në stërvitje një tjetër mesfushor nga Seria A

by admin
Spread the love

Trajneri Silvinjo ka nisur nga puna për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë me Moldavinë në 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 nëntor. Por jo i gjithë grupi është në gatishmërinë e plotë të teknikut brazilian.

Burimet për “Panorama Sport” kanë bërë të ditur që mesfushori Kristjan Asllani do të punojë i diferencuar.

Në vendin e tij Silvinjo ka marrë një tjetër mesfushor, Medon Berishën. Ai është pjesë e Shpresave dhe luan për Leccen në Serinë A. Berisha po stërvitet në vend të Asllanit.

Nuk dihet nëse Silvinjo do e marrë Asllanin edhe në Moldavi.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

You may also like