Asllani kritikon federatën italiane: Ndeshje në pyll, pamë më shumë kafshë se njerëz

by admin
Spread the love

Itali-Suedi ishte një nga ndeshjet e Nations League për femra, e cila u fitua me rezultatin 0-1 nga përfaqësuesja ku luan edhe futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani.

Në një prononcim për mediet suedeze, Asllani kritikoi federatën italiane se pse vendosi që ky takim të luhej në “Stadio Teofilo Patini” në Castel di Sangro.

Sipas Asllanit ai vend nuk ishte aspak miqësor, ndërsa shtoi se panë më shumë kafshë se njerëz aty.

“Është shumë e diskutueshme që Federata Italiane e Futbollit organizoi një ndeshje këtu, në pyll. Pamë më shumë kafshë se njerëz këto ditë. Ky është një vend vërtet jomikpritës, mendoj se është turp që luhej këtu në vend të një qyteti të madh ku mund të vinin më shumë njerëz për të nderuar kombëtaren e tyre”, tha Asllani./Supersport


Top Channel

You may also like