Ashtu si në ndeshjen ndaj Greqisë, Tifozat Kuq e Zi bëjnë gati flamurin madhështor

by admin
Spread the love

Ashtu si në ndeshjen e famshme kundër Greqisë shumë vite më parë, sot gjithashtu pritet të shpaloset një flamur gjigand në shkallët e stadiumit të “Air Albania” për ndeshjen ndaj Shqipërsie dhe Ishujve Faroe.

Kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, pasi sot është dhe mbrëmja e festës së madhe të kualifikimit në Euro 2024, e dyta në historinë e Shqipërisë.

Sot do të ketë një festë të madhe si në stadium, por ashtu edhe në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm.

Për brenda stadiumit “Air Albania”, kanë menduar pikërisht grupi Tifozat Kuq e Zi, të cilët thuhet se po përgatisin të shpalosin flamurin e madhërishëm të Shqipërisë në tribuën lindore të stadiumit.

You may also like