ASHMAA: Liria e shprehjes është kategori e garantuar me Kushtetutë

by admin
Spread the love

Liria e shprehjes është kategori e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë është e pacenueshme. Kështu reagoi Agjencia e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuele, ndaj vendimit gjyqësor kundër IRL-së. ASHAM në reagimin e saj thotë se liria e shprehjes mund të kufizohet vetëm në raste të caktuara, thotë se saktë janë të përcaktuara këto kategori, kur rrezikohet siguria dhe qetësia publike si dhe shëndeti publik.

ASHMAA

“Qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar në mënyrë objektive, saktë dhe në kohë për të gjitha çështjet që janë të një rëndësie të madhe dhe që kanë të bëjnë me interesin publik dhe realizimi i kësaj të drejte duhet të nxitet dhe inkurajohet nga të gjithë pjesëtarët e shoqërisë”.

Sipas Agjencisë, publikimi i përmbajtjeve editoriale, në të cilat nuk shkelen standardet profesionale dhe gazetareske, të cilat përmbajtje janë emituar edhe në servisin publik, janë në drejtim të realizimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së informimit dhe ruajtjen e interesit të qytetarëve. /SHENJA/

MARKETING



You may also like