ASH: Urgjentisht të zhbllokohet rruga Mavrovë-Dibër

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me bllokimin e rrugës Mavrovë-Dibër pikërisht në ditën kur votohet në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dibrës.

Në ditën e votimit kur me Kushtetë ndalohet çdo veprimtari që pengon qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pushteti aktual ka izoluar Dibrën dhe pengon dibranët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

Në ditën e diel, ditë votimi, që nga orët e paradites realizohen punimet në asfaltimin e rrugës Mavrovë-Dibër dhe për pasojë kjo rrugë mbahet e bllokuar.

Kjo situatë u ka pamundësuar shumë dibranëve që janë me punë të përkohshme në qytetet e tjera të vijnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Kërkojmë nga autoritetet që urgjentisht të zhbllokojnë rrugën dhe të kërkohet përgjegjësi për ata që kanë dhënë urdhër për një skenar të këtillë”, thuhet në reagimin e ASH-së.

You may also like