ASH reagon për sulmin e pjestarit të sigurisë së Mickoskit ndaj një zyrtari policor

by admin
Spread the love

Sulmi i pjestarit të sigurisë së Hristijan Mickoskit ndaj një zyrtari policor, dëshmon se VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj nuk kanë ndryshuar aspak nga mendësia e vjetër. Kjo parti na dëshmoi edhe një herë se dhunën e njeh si mjet politik dhe është paralajmërim se çfarë planifikojnë të rikthejnë.

Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zbardh deri në fund këtë rast dhe ta sanksionojë në mënyrë adekuate. Kërkojmë nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që për këtë skandal t’u kërkojë falje publike, qytetarëve dhe pjestarëve të policisë.

Aleanca për Shqiptarët në kontinuitet ka qenë e vetëdijshme për rreziqet nga politikat e këtilla, andaj dhe nuk ka lejuar që vendi të rëshqasë në skenare të pasigurta. Në këtë drejtim kanë qenë edhe politikat dhe veprimet tona.
Mbrojtja e qytetarëve dhe e ardhmja e tyre, për ASH-në janë prioritet dhe përgjegjësi mbi të gjitha përgjegjësitë.

Aleanca për Shqiptarët

MARKETING



You may also like