ASH: Ndërkohë që eksperti Zeqiri bredh rrugëve, drejtësia për tragjedinë e Llaskarcës zvarritet në gjykatë

by admin
Spread the love





Aleanca për Shqiptarët akuzon ekspertin Zeqirja Zeqiri se po pengon qëllimisht seancat për tragjedinë e Llaslarcës. Tre seancat e fundit gjyqësore janë shtyrë pikërisht për shkak të mungesës së eksperti Zeqiri, ndërsa ASH-ja thotë se ka dëshmitarë se ai gjendet në vend dhe në vend se të shkojë në gjykatë, shëtit rrugëve. ASH-ja akuzon se kjo bëhet me qëllim për të vjetërsuar lëndën e kësaj çështje në gjykatë.

“Mungesa e ekspertit Zeqirja Zeqiri në seancën gjyqësore për tragjedinë në Llaskarcë, për të tretën herë me radhë duket e qëllimshme dhe në dëm të drejtësisë për këtë rast. Edhe më serioze këto dyshime bëhen kur vetë prokurori i rastit dhe dëshmitarë të tjerë, thonë se Zeqiri shkon në punë dhe shëtit nëpër qytet.
Këto veprime të ekspertit dhe shtyerjet e seancës janë të njohura për opinionin dhe që tani dihet edhe tendenca. Në këtë mënyrë zvarriten seancat dhe vjetërsohet lënda. Ftojmë autoritetet përgjegjëse që të veprojnë urgjentisht, të mos lejojnë keqpërdorime të këtilla dhe të merren masa sanksionuese dhe ndëshkuese ndaj ekspertit Zeqiri”- kumtojnë nga ASH-ja.







Artikulli paraprakHaxhiu: Haki Abazit nuk i kemi faj, as nuk kemi çfarë t’i bëjmë
Artikulli tjetërAfër 42,000 arrin numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri




You may also like