ASH-ja propozon Demirin dhe Bajramin për postet e Ministrave – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria pritet që të kërkojë nga Kuvendi shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin dhe Ministrin për Shoqëri Informatike, Azir Aliu, pasi të dy publikisht njoftuan se nuk do të dorëhiqen nga funksionet e tyre.

ASH-ja ka njoftuar se Këshilli Drejtues i partisë me shumicë votash ka vendosur që për Ministër të Shëndetësisë ta propozojë Ilir Demirin – Drejtorin aktual të Spitalit Klinik në Tetovë, kurse për Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Naim Bajramin.

“Në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi:

– Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë.

– Për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administrat propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike”, thonë nga ASH.

Zhvillimet në ASH janë komentuar edhe nga ish-Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, nëse partia që është pjesë e Qeverisë kërkon që anëtarët e tij të zëvendësohen me të tjerë, normalisht se kjo do të propozohet në parlament.

“Duhet të shihen të gjitha shkarkimet se si janë bërë. Unë nuk e miratova as edhe shkarkimin pa sqarim të Mexhitit për Drejtoren e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq. Unë dje bisedova me Ministrin Aliu dhe me Taravarin, por cështjet e brendshme partiake zgjidhen brenda partisë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ministrat mund të shkarkohen në dy mënyra – me propozim të Kryeministrit Teknik dhe me kërkesë të 20 deputetëve, por pavarësisht kësaj fjalën e ka shumica në parlament./tvklan.mk

You may also like