ASH del e vetme në zgjedhje – Shqip

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët del e vetme në zgjedhje, pa u bërë bashkë me të tjerët nëpër lista të përbashkëta, pohon ish-kryetari i ASH-së, tash Kryetar i Kuvendit Qendror të ASH-së Ziadin Sela.

“Është temë që po e stisin siç duket të tjerët. Aleanca për Shqiptarët është parti autonome dhe në zgjedhje do të shkojë vetë. Pikë”, tha Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit Qendror të ASh-së.

I një mendimi deri më tani është edhe kryetari aktual i ASH-së, Arben Taravari. Po ashtu ka konfirmuar se shumica e anëtarësisë me të cilën ka arritur të komunikojë, janë shprehur se ASH duhet të shkojë e vetme në zgjedhje. Një gjë të këtillë e ka pohuar në Click Plus edhe ministri nga radhët e ASH-së Azir Aliu.

“Tani për tani mendoj që ASH ka dhënë performancë si në pozitë si në opozitë, besoj se duhet ta provojë vet”, tha Azir Aliu, ministër i MShIA.

Ndërkohë nga opozita shqiptare e presin krahëhapur ASH-në për bashkëpunim opozitar. Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike së fundmi i bënë thirrje ASH-së që t’i bashkëngjitet frontit opozitar dhe të mos e merr mbi vete atë që e ka bërë dikush tjetër për 20 vite.

“…edhe në qëndrimet që i pati në intervistën e fundit, pra i ka opozitare dhe mendoj që është momenti për ta bërë hapin, për të bërë një opozitë të fuqishme, një kauzë të fuqishme dhe për ta kthyer shpresën te rinia”, tha Izet Mexhiti, kryetar i LD-së.

Përndryshe në intervistën e fundit për TV21, kreu i BDI-së Ali Ahmeti propozoi që të gjitha partitë shqiptare, pse jo edhe LSDM-ja, të hyjnë në zgjedhje me lista të përbashkëta.

You may also like