As tre gola nuk e ndalin, Kameruni fiton finalen e vogël të Kupës së Afrikës

by admin
Spread the love

Kameruni e ka mbyllur në vendin e tretë rrugëtimin në Kupën e Afrikës, pasi ka fituar një ndeshje të çmendur kundër Burkina Faso, që ishte mbyllur 3-3 në kohën e rregullt dhe në fund u vendos nga penalltitë.

Burkina Faso për 50 minuta arriti të shënonte tre herë në portën e Kamerunit. Tago e zhbllokoi ndeshje, ndërsa Onana më pas realizoi autogol. Edhe pjesa e dytë nisi mbarë, me golin e tretë të shënuar nga Outtara.

Kameruni reagoi dhe Bahoken shënoi golin e parë, kurse më pas Aboubakar realizoi dy herë në minutat e fundit dhe e çoi rezultatin në 3-3. Me këto shifra përfundoi ndeshja, ndërkohë që nga penalltitë te Kameruni i shënuan të pesta, ndërsa Toure gaboi për Burkina Faso.

KUPA E AFRIKËS – FINALJA E VOGËL

Burkina Faso-Kamerun 3-3 (3-5 pen.)
Shënues:
Yago 24’, Onana (aut.) 43’, Ouattara 49’ / Bahoken 72’, Aboubakar 85’, 88’

/ oversport.tv

You may also like