As Ronaldo nuk kishte shënuar dy dopieta radhazi për Juventusin, Vlahoviç: Mos ta ekzagjerojmë, nuk mendojmë për… Interin

by admin
Spread the love

Dushan Vlahoviç realizoi dopietë në triumfin 0-3 që Juventusi arriti në transfertë ndaj Leçes. Sulmuesi serb, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, teksa ndër të tjera u shpreh:  

As Kristiano Ronaldo nuk kishte shënuar dy dopieta radhazi për Juventusin? Mos ta ekzagjerojmë! Jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën. Dy dopietat radhazi janë falë ekipit, pa to nuk do të kisha pasur sukses.  

Nervozizmi në fillimin e ndeshjes- Unë jam gjithmonë i qetë, emocionet dalin më shumë në fushë. Sot arritëm të fitonim kundër një kundërshtari të vështirë dhe në një fushë të vështirë, Është e rëndësishme të fitosh pa pësuar gol.  

Rivaliteti me Interin- Nuk mendojmë për Interin. Le të shohim ndeshje pas ndeshje: tani kemi Empolin. Pastaj do të mendojmë më vonë. Thelbësore për ne është t’i marrim ndeshjet një e nga një. 

Performancë e përmirësuar? Tani jam mirë fizikisht, ky është ndryshimi. Krahasuar me sezonin e kaluar nuk kam asnjë problem dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Po kujdesem për trupin tim me ushqim”, deklaroi Vlahoviç.  

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like